Luca Toni beson se Italia ka një problem real në sulm pasi përveç Ciro Immobiles, nuk ka asnjë sulmuesi italian që ka shënuar më shumë se 15 gola.
Trajneri i kombëtares italiane, Roberto Mancini ka deklarur disa herë se ekipi i tij mund të fitojë Euro 2021, por Luca Toni beson se ekipi i tij ka një problem real në fazën e sulmit.
Immobile është ‘Capocannoniere’ i arratisur i Serie A me 27 gola këtë sezon, por përveç tij Andrea Petagna dhe Francesco Caputo janë italianët e vetëm që kanë shënuar më shumë se 10 herë.
Toni, nga ana tjetër, erdhi nga një brez i sulmuesve i Azzurrëve që përfshinin Christian Vierin, Filippo Inzaghin, Alessandro Del Pieron dhe Francesco Tottin.
“Ju kujtohet kur ishim në ekipin kombëtar?”, ka thënë fillimisht Toni gjatë një interviste ‘live’ në Instagram me ish-sulmuesin tjetër, Christian Vieri.
“Ishim të gjithë sulmues të shkëlqyeshëm dhe, nëse njëri prej nesh nuk do të kishte shënuar të paktën 20 gola, do ta tallnim atë”.
“Tani, përkundrazi, përveç Immobiles i cili po bën mirë, nuk ka asnjë italian që ka shënuar më shumë se 15 gola. Është një problem real”, përfundoi italiani. /Telegrafi/