Telegrafi

Luan Krasniqi viziton Prishtinën

Boksieri i famshëm nga Kosova, Luan Krasniqi ka vizituar skuadrën e Prishtinës.

Krasniqi i cili po qëndron në Kosovë për pushime ka shfrytëzuar rastin që së bashku me presidentin e klubit bardh e kaltër Remzi Ejupin ta vizitoj skuadrën në stërvitje.

Lajmin e ka konfirmuar faqja zyrtare e klubit bardh e kaltër ‘prishtinafc.com’.

“Skuadrën viziton edhe boksieri Luan Krasniqi së bashku me kryesinë. Atmosfera e përkryer e punës nga Antalya po vazhdon edhe në Prishtinë”, thuhet në faqen e klubit bardh e kaltër.

Sipas prishtinasve edhe pse lokacioni është ndërruar nga Antalya në Prishtinë, atmosfera mbetet e përkryer.

“Skuadra ka ndërruar lokacion, por atmosfera e punës mbetët po ajo, e shkëlqyer”.

“Skuadrën sot në seancën stërvitore në fushën e 2 Korrikut ka vizituar edhe ish-boksieri ynë me famë botërore, Luan Krasniqi”

“Krasniqi së bashku me kryesinë e klubit u përshëndetën me skuadrën pas mbarimit të stërvitjes, ndërsa ekipi pati kënaqësinë të takonte atë”, shkruhet në komunikatën e klubit bardh e kaltër.