Mesfushori i QPR, Ilias Chair është dënuar me një vit burg për thyerjen e kafkës së një shoferi kamioni gati katër vjet më parë në Francë.
Ai ishte pjesë e Kombëtares së Markut në Kampionatin Botëror të mbajtur në Katar.
Mesfushori është dënuar me një vit burg, ndërsa përveç kësaj, ai duhet të paguajë dëmshpërblim prej 13,400 funte për viktimën.
Pas lajmit, QPR ka lëshuar një deklaratë të klubit në të cilën kanë thënë se nuk do të komentojnë asgjë derisa procesi ligjor të përfundojë plotësisht.
Ngjarja ka ndodhur në verën e vitit 2020 në Francë, kur lojtari ishte në pushime me vëllanë e tij, Jabeur dhe disa miq të tjerë dhe gjatë kthimit u grindën me shoferin belg të autobusit me të cilin duhej të ktheheshin nga ekskursioni.
Nuk dihet saktësisht pse ka ndodhur konflikti, por ka shpërthyer një përleshje e madhe në të cilën shoferi ka qenë më i keqi i lënduari, pasi Chair e ka goditur me gur në kokë dhe i ka thyer kafkën. Futbollisti maroken pretendon se është i pafajshëm, por kjo nuk e ka ndihmuar.
Përveç tij, me gjysmë viti burg është dënuar edhe vëllai i tij Jabeur. Chair është ende lojtar i QPR-së, deri më tani ka bërë 222 paraqitje për klubin anglez.
Në ndeshjen e fundit, në udhëtim te Bristol City, ai shënoi golin e fitores për QPR, të cilët po luftojnë për të qëndruar në kampionat. /Telegrafi/