Kushdo që tha “mos gjykoni një libër me kopertinën e tij”, nuk ka marrë pjesë në orët e tipografisë.
Nga Times New Roman te Tahoma e te Proxima Nova, një font mund të thotë shumë më tepër se mesazhi i shkruar. Fonti jep deklaratë, ngjall emocionet dhe i shton personalitet shkrimit. Pra, nëse doni një produkt, ueb-faqe, apo rezyme për t’u dalluar nga të tjerët, sigurohuni që të zgjidhni fontin me kujdes. Për fat, “Font Deck” (kartat e shkronjave) do t’ju ndihmojnë të merrni vendimin në mënyrën më të mirë.
Si kartat standarde, janë 52 copë, me simbolet e njohura (zemra, diamanti, spathi, gjethi). Sidoqoftë, çdo kartë përmban një histori tipografike, si fontet kryesore ose këshilla për përmirësimin e kompozicionit tuaj në mënyrë që të mësoni rreth tipit të shkrimit kur luani.
Nëse tashmë e zotëroni dallimin midis fondit Serif dhe Sans-Serif, atëherë ju mund të merrni kartat “Design Deck” që mësojnë për stilet e dizajnit popullor si Art Deco dhe Bauhaus si dhe bazat e teorisë së ngjyrave. /Telegrafi/