Site icon Telegrafi

Lozano ndihet i lumtur dhe krenar pas kalimit te Napoli

Hirving Lozano ka thënë se ndihet i “lumtur dhe krenar’, pasi iu bashkua Napolit për një tarifë rekord për klubin italian.

Lozano kaloi dy vjet në PSV, duke shënuar 40 gola dhe duke fituar një titull në Eredivisie, dhe sulmuesi nuk kishte asgjë tjetër përveç lavdërimit për ish- ekipin e tij.

“Unë e lë PSV-në si një njeri i lumtur dhe krenar,” ai tha në faqen e tyre zyrtare.

Lexo po ashtu Zyrtare: Napoli nënshkruan me Lozanon, bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit italian

“Dua të falënderoj të gjithë fansat për mbështetjen e tyre të jashtëzakonshme vitet e fundit”.

“Fitimi i titullit holandez ishte një nga pikat kryesore në karrierën time deri më tani dhe ëndrra ime për të luajtur në Ligën e Kampionëve është realizuar. Kam kaluar një kohë të shkëlqyeshme në Eindhoven”.

“Familja ime dhe unë gjithmonë jemi ndier si në shtëpi. Faleminderit të gjithëve nga fundi i zemrës sime!”, përfundoi ylli meksikan.

Ndryshe, skuadra e van Mark Bommel ka bërë një fitim të konsiderueshëm nga 24-vjeçari, pasi kanë paguar vetëm 11 milionë euro te Pachuca më 2017 dhe tani marrin rreth 40 milionë  nga Napoli. /Telegrafi/

Exit mobile version