Joachim Low, selektori i Gjermanisë, e ka fajësuar Shkodran Mustafin për pësimin e golit të dytë nga Franca.
Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi është fajtor për golin e dytë të shënuar nga Antoine Griezmann në portën e Manuel Neuerit. Kështu mendon selektori i Gjermanisë, Joachim Low.
“Ishim tre kundër tre, luajtëm topin te Mustafi që duhet ta kishte larguar nga zona e rrezikut. Neuer pothuajse e arriti topin, por më pas i ra pranë sulmuesit francez”, u shpreh tekniku gjerman në përfundim të ndeshjes.
Franca u kualifikua në finale të Euro 2016 pasi në gjysmëfinale mposhti Gjermaninë me rezultat 2:0. Francezët në finale do të luajnë kundër Portugalisë ndeshje e cila do të luhet të dielën.
https://youtu.be/V7FXZnLN3xQ