Telegrafi

Lovren: Jam prej mbrojtësve më të mirë në botë, Modric meriton Topin e Artë

Dejan Lovren ka bërë thirrje për më shumë mirënjohje të talentit të tij që beson se ndihmoi Kroacinë në arritjen e një gjysmëfinale.

Qendërmbrojtësi i Liverpoolit luajti rol të madh në mbajtjen e Harry Kane jashtë lojës në sfidën e cila u zhvilluar në Luzhniki.

Skuadra e Zlatko Dalic arriti që të kthehet nga disvantazhi për të siguruar finalen e parë në histori të Kroacisë.

“Unë kam dëgjuar se njerëzit thoshin se kam pasur sezon të vështirë, por nuk pajtohem me këtë”.

“Unë e kam çuar Liverpoolin në finale të Ligës së Kampionëve dhe tash me kombëtaren time jemi në finale të Botërorit”.

“Mendoj se njerëzit duhet të dinë se jam një prej mbrojtësve më të mirë në botë dhe nuk po them vetëm fjalë palidhje”.

“Modric është nuk është vetmë njëri prej, por është mesfushori më i mrië në botë dhe nëse ne fitojmë Botërorin ai meriton Topin e Artë”, u shpreh Lovren. /Telegrafi/