Site icon Telegrafi

Loupetegui zbulon listën e Spanjës për ndeshjet ndaj Gjermanisë dhe Argjentinës, lë në shtëpi shumë yje

Trajneri i Kombëtares së Spanjës, Julen Lopetegui ka zbuluar listën e futbollistëve të ftuar për dy miqësoret e luksit gjatë marësit ndaj Gjermanisë dhe Argjentinës.

Fundi i muajit mars do të jetë i madh për botën e futbollit pasi Spanja do të luaj dy miqësore të mëdha, me Gjermaninë (23 mars) dhe me Argjentinën (27 mars).

Lexo po ashtu Sampaoli zbulon listën për miqësoret e luksit ndaj Italisë dhe Spanjës - ftohet Higuain, ndërsa Icardi dhe Dybala mbesin jashtë

Por, trajneri Lopetegui ka vendosur t’i bëj disa befasi me ftesat e futbollistë, ku shumë yje kanë mbetur jashtë skuadrës.

Sulmuesi i Chelseat, Alvaro Morata, Vitolo, Pedro, Cesc Fabregas dhe Juan Mata nuk janë ftuar fare, ndërsa jashtë listës mbeti edhe Sergio Busqets i lënduar.

Jashtë listës janë lënë edhe Marc Bartra, Alberto Moreno, Asier Illarramendi, Luis Alberto, Suso dhe Jose Callejon, të cilët ishin të ftuar për sfidat e nëntorit 2017.

Portierët: Kepa, De Gea, Reina

Mbrojtësit: Alba, Marcos Alonso, Nacho, Carvajal, Azpilicueta, Ramos, Pique, Odriozola

Mesfushorët: Isco, Thiago, Silva, Iniesta, Saul, Dani Parejo, Rodri, Koke

Sulmuesit: Rodrigo, Asensio, Aspas, Diego Costa, Lucas Vazquez /Telegrafi/

Exit mobile version