Portieri shqiptar Thomas Strakosha dhe mesfushori spanjoll, Luis Alberto, kanë kërkuar rinovim të kontratave me Lazion, por nuk janë pritur mirë nga presidenti Claudio Lotito.
Të dy futbollistët mësohet se kanë shkuar në zyrën e numrit 1 të klubit dhe kanë kërkuar rinovim, me përmirësim të ndjeshëm të termave financiare, por kanë hasur në kundërshtinë e Lotitos.
“Ju mposhti Interi në ndeshjen e fundit dhe vini këtu për të kërkuar më shumë para”, mësohet të ketë thënë presidenti Lotito.
Ajo ishte ndeshje e fundit e kampionatit më 20 maj të këtij viti.
Lazio u mposht 3-2 nga Interi, duke mbetur jashtë Ligës së Kampionëve, dhe normalist duke arkëtuar shumë më pak para.
Këtë gjë Lotito vazhdon ta vuajë edhe pse kanë kaluar disa muaj.
Mediat pranë klubit bardhekaltër raportojnë se vetëm Ciro Immobile dhe Sergei Milinkoviç-Saviç kanë arritur të rinovojnë pa zhurmë kontratat e tyre me klubin e Lazios.
Sipas klubit ata janë dy liderët dhe protagonistët e suksesit të skuadrës në vitet e fundit. /Telegrafi/