Igli Tare është në rolin e drejtorit sportiv që nga viti 2008.
Ish-sulmuesi shqiptar me plot sukses ka ushtruar këtë profesion tek skuadra nga kryeqyteti italian dhe viteve të fundi ka pasur shumë zëra për të ardhmen e tij.
Megjithatë presidenti i Lazios, Claudio Lotito ka konfirmuar se Tare nuk ka qenë asnjëherë në diskutim.
Gjithashtu i pari i klubit kryeqytetas ka thënë se Tare do të mbetet edhe gjatë në Olimpico në rolin e drejtorit sportiv të Lazios.
“Roli i Tares si drejtor sportiv nuk është vendosur në asnjë moment në dyshim”, tha fillimisht Lotito.
“Këtu flas edhe për të ardhmen, Tare nuk është në dyshim”, u shpreh Lotito.
Tare ka kontratë me klubi kryeqytetas deri në verën e vitit 2023, por së shpejti pritet të nisin kontaktet për vazhdimin e bashkëpunimit mes palëve.
Këtë sezon, Lazio është duke zhvilluar një sezon mjaft pozitiv dhe në Serie A mban vendin e tretë në Serie me 24 pikë të grumbulluara duke regjistruar shtatë fitore, tre barazime dhe vetëm një humbje. /Telegrafi/