Telegrafi

 Lotito: Kam besim te Igli Tare, së shpejti sqarojmë të ardhmen e Baldes dhe De Vrijit

Presidenti i Lazios, Claudio Lotito ka theksuar se së shpejti do të sqarohet gjithçka rreth situatës së sulmuesit Keita Balde Diao dhe mbrojtësit Stefan de Vrij.

Kontrata e Keitas do të skadojë në qershor të vitit 2018 dhe ai duket se e ka vendosur zemrën në Juventus, por Lazio nuk arrin të pajtohet me kushtet e ofruara.

Sa i përket mbrojtësit De Vrij, situata e tij është gjithashtu në ajër me interes nga jashtë, si dhe brenda Serie A.

Megjithatë, Lotito ka thënë se situata e këtyre dy yjeve së shpejti do të sqarohet, pasi janë në dorë të drejtorit sportiv, shqiptarit Igli Tare.

“Së shpejti do të sqarojmë gjithçka, kam besim absolut në drejtorin sportiv Igli Tare”, ka thënë Lotino për gazetën Libero. /Telegrafi/