Poezi nga: Adem Gashi*
njëherë e një mot, si sot
m’u shembën retë mbi vetull
pastaj
më ra syve mjegull
xhamave të avullt tinguj dhe lëvizje
flatra zogjsh dhe zëra:
“na i ka ra mjegulla Bunës
për tri ditë e për tri net…” –
seç ligjëron legjenda
pastaj u shfaq loti-det
në anijen me vela
drita dhe shpresa
dhe shpirtrat e lirë qiejve të kaltër
* Për “Loti”-n e Agron Shalës dhe ekipin e tij