Site icon Telegrafi

LOTËT E QIELLIT

Poezi nga: Alfred Tennyson
Përktheu: Maksim Rakipaj

Loton Qielli mbi Tokë deri në mëngjes,
Në terr, si ata që kanë turp të qajnë,
Se ajo është katandisur mos më keq
Për ç’i ka punuar vetes vite me radhë,
Tani i takon të korrë ç’ka mbjellë vetë.
Dhe Qielli çdo ditë lotët ia mbledh
Në sytë e tij të kaltër, të kthjellët,
Rreket t’ia zbukurojë ditën e mugët,
Buzëqesh ta bëjë për vete, në mundtë.

Exit mobile version