Telegrafi

Losion me limon dhe sheqer për buzët

Përbërësit:

* 1 lugë sheqer kallami ose sheqer të errët
* 1 lugë vazelinë
* 5 pika vaj aromatizues me limon, ose portokall sipas dëshirës
* një tas për përzierje, një lugë mesatare, dhe një lugë për përzierje.

Përgatitja:

Në një tas hidhni një lugë vazelinë dhe vaj limoni, përzieni ato deri sa ato të jenë të njëtrajtshme.

Pastaj, hidhni sheqerin dhe rrihni mirë deri sa të krijohet një pastë homogjene.

Kur të keni përfunduar maska duhet të ketë një pamje të trashë, sa hiqet me vështirësi nga luga.

Meqenëse procesi i përzierjes me mikser mund të ketë ngrohur masën dhe mund të jetë bërë e lëngshme, mund ta vendosni në frigorifer dhe ta lini deri sa të freskohet pak dhe të kthehet në gjendje normale. /Telegrafi/