Lorik Cana ka vizituar Vëllaznimin në Ulqin, ku skuadra po e zhvillon fazën përgatitore.
Legjenda e futbollit shqiptar ka qëndruar për disa momente me lojarët, përcjellë Gazeta Olle.
Sigurisht, disa prej tyre e kanë shfrytëzuar rastin për të bërë foto.
Një gjë të tillë e kanë bërë dy sulmuesit, Dardan Rogova dhe Egzon Gashi.
Lorik Cana e ka konfirmuar vizitën te Vëllaznimi edhe në Instagram, ku ka publikuar një foto me babain e tij, Agimin.
Ky i fundit është kryetar i Vëllaznimit.