Telegrafi

Lorik Cana mund të rikthehet te Marseille (Video)

Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare të futbollit, Lorik Cana, ka dhënë një prononcim për median e njohur sportive “BeinSports” duke pranuar mundësinë për t’u kthyer te klubi francez Marseille.

Cana këtë klub francez e ka shumë për zemër dhe ka qenë kapiten i skuadrës gjatë viteve 2005-2009.

“Olimpique i Marseille është një klub që nuk harrohet lehtë nga kushdo që ka qenë pjesë e tij. Unë mund të kthehem aty, por jo si futbollist. Qoftë si drejtues apo si pjesë e stafit teknik, do të ishte një kënaqësi e madhe për mua”, është shprehur Cana.

Mbrojtësi ende nuk është tërhequr nga futbolli i luajtur edhe pse prej disa muajsh është pa ekip për shkak se ka zgjedhur të pushojë si pasojë e një dëmtimi të vjetër.

Pas EURO 2016, ai u tërhoq dhe nga kombëtarja shqiptare. /Telegrafi/