Lorient e ka mposhtur Paris Saint-Germainin në kuadër të javës së 22-të në Ligue 1 me rezultat 3-2.
Të parët që kaluan në epërsi ishin vendasit që shënuan me anë të Abergel në minutën e 36-të.
Por, parisienët i barazuan shifrat në 1-1 me penalltinë e saktë të ekzekutuar nga Neymar (45’).
✊📸 #FCLPSG pic.twitter.com/zjzjcoAPKA
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) January 31, 2021
Në pjesën e dytë, Lorient ishte edhe më i frikshëm, duke shënuar edhe dy gola të tjerë.
Neymar sërish nga penalltia e përmbysi rezultatin në minutën e 57-të, por nuk iu mjaftoi në fund.
Yoane Wissa (80’) i barazoi shifrat në 2-2, me një gjuajtje fantastike.
⏱ 92' | 3⃣-2⃣
BUTTTTTTTTTT !!!!!!! ! 💣 @7erem_ !!!!!#FCLPSG pic.twitter.com/OSHiMMcnJE
— FC LORIENT 🐟 (@FCLorient) January 31, 2021
Por, kur u mendua se ndeshja po përfundonte me barazim, Teremas Moffi shënoi për 3-2, duke i fituar skuadrës së tij tre pikë.
Pas javës së 22-të, PSG gjendet ne vendin e dytë me 45 pikë, një më pak se Lyoni që është lider. /Telegrafi/