Site icon Telegrafi

Lorenzo Insigne i jep fund bashkëpunimit me Mino Raiolan

Foto: Napoli/Twitter

Lornezo Insigne i ka ndarë rrugët edhe zyrtarisht me Mino Raiolan, duke firmosur me një agjent të ri.

Sulmuesi italian duket se nuk ishte i lumur me agjentin italian, e që kaloi tani te agjencia e Vincenzo Pisacane.

Anëtari i Napolit tani është pjesë e mjenaxhmentit G.E.V Sport, aty ku janë edhe Dani D’Ambrosio i Interi, dhe të huazuarit e Napolit, Gennaro Tutino dhe Amato Ciciretti.

“Më bën shumë krenar që të kemi tani në agjencinë tinë dhe është privilegj të punojmë me ju”, ka thënë Pisacane.

“Sot është ditë e rëndësishme për ne, kapiten. Jemi shumë të lumtur të jemi me ju dhe që do ju përfaqësojmë ju”, ka ”shtuar më tej ai.

Insigne duket se nuk ka raporte të mira më me Raiolan, e që kjo bëri që ai të kalojë te një agjent tjetër. /Telegrafi/

Exit mobile version