Site icon Telegrafi

Lorenc Trashi paralajmëron bashkëlojtarët për ndeshjen e dytë kualifikuese në Ligën e Kampionëve

Lorenc Trashi pati një paraqitje impresionuese për Ballkanin në përballjen me Ludogorestin në kuadër të rrethit të parë kualifikues në Ligën e Kampionëve.

Me depërtimet dhe harkimet e tij, skuadra bullgare e kishte të vështirë të përballje, derisa asistoi te goli i dytë që u shënua prej Qëndrim Zybës.

Pas ndeshjes, Trashi ka folur për ecurinë e tij te Ballkani, ndërsa bëri të ditur se ai me kalimin e kohës ia doli të arrinte nivelin e tij më të lartë.

Lexo po ashtu Meriton Korenica me dedikim emocional për golin e shënuar ndaj Ludogorets

“Kur kam ardhur në janar kam pasur vështirësitë e mia. Kam ardhur me shumë dëshirë duke e ndjekur ekipin në Ligën e Konferencës”, ka thënë fillimisht ai.

“Fillimi ishte shumë i vështirë, pasi jam aktivizuar në vetëm dhjetë ndeshjet e fundit. Por ia kam dalë mirë dhe shpresoj të vazhdoj kështu”.

“Kur kam ardhur kam folur me presidentin dhe objektivat e tij nuk ishin vetëm kampionati. Kam ardhur me synime të qarta, që të kemi paraqitje dinjitoze edhe në Evropë”.

Lexo po ashtu Ilir Daja nuk i kursen lëvdatat për lojtarët e Ballkanit pas dominimit që bënë ndaj Ludogoretsit

“Dua t’i falënderoj të gjithë. Sonte kemi bërë punë të mirë ndonëse kemi pasur përballë një ekip shumë të fortë”.

“Mendimi im është që Kosova duhet të ndryshojë mentalitetin se si përfaqësohemi në garat evropiane. Nuk guxojmë të shkojmë inferiorë”.

Lexo po ashtu Super Ballkani: I jep leksione Ludogoretsit në ndeshjen e parë kualifikuese të Ligës së Kampionëve

“Hapat janë shumë të mirë. Shpresoj që jo vetëm Ballkani por edhe ekipet tjera të paraqiten mirë. Ludogoretsi ka shkuar në grupet në Champions”.

“Është ekip i madh dhe na vuri në vështirësi në fund. Për ndeshjen e kthimit nuk duhet të kemi eufori. Ka mbaruar vetëm njëra ndeshje”, ka shtuar më tej Trashi. /Telegrafi/

Exit mobile version