Julen Lopetegui zbuloi listën e futbollistëve të grumbulluar për ndeshjet që Spanja do të luajë ndaj Izraelit për eliminatoret e Botërorit 2018 ne 24 mars dhe me Francën në miqësoren e 28 marsit.
Ajo që të bën përshtypje në listën e teknikut të La Rojas është prania e Gerard Deulofeut dhe Asier Illarramendit, ndërkohë që ka edhe rikthime.
Kështu janë bashkuar sërish me kombëtaren spanjolle edhe Iniesta, Pique e Sergio Ramos, të cilët nuk ishin në përballjet me Maqedoninë dhe Anglinë për arsye dëmtimi.
Po kështu është kthyer të luajë për La Rojan edhe Pedro Rodriguez i lënë jashtë nga Lopetegui në ndeshjet e fundit.
Ndërkaq disa prej emrave që luajtën në ndeshjet e kaluara si Bartra, Sergio Roberto, Mata, apo Callejon, këtë radhë nuk janë preferuar nga Lopetegui.