Ish-trajneri i Real Madridit, Julen Lopeteguit duket se ka shumë probleme në gjetjen e një pune të re.
Strategu ishte shkarkuar një ditë para kampionatit botëror nga kombëtarja e Spanjës dhe javë më parë edhe prej skuadrës madrilene.
Por, mediat amerikane raportojnë se 52-vjeçari i është i interesuar për pozitën e përzgjedhësit të SHBA-ve.
Megjithatë, trajneri është këshilluar që të aplikojë për intervistë dhe ka gjasa të merr drejtimin e kombëtares përtej oqeanit Atlantik.
Në fakt, amerikanët po kërkojnë një përzgjedhës të përhershëm dhe Lopetegi është me siguri një kandidat i fortë, por që për momentin si favorit kryesor po shihet Gregg Berhalter.
Pas largimit nga Bruce Arena, ekipi i Shteteve të Bashkuara u drejtua përkohësisht nga Dave Saracan.
Ndryshe, spanjolli në të kaluarën ka drejtuar edhe skuadra e tilla si Rayo Vallecano dhe Porto. /Telegrafi/