Julen Lopetegui ka refuzuar një ofertë luksoze nga klubi arab Al-Ittihad që do ta bënte atë njërin ndër trajnerët më të pagua në botë.
Ish-trajneri i Wolves është lidhur me disa klube që kur ai mbeti i papunë dhe tani ka tërhequr interesimin e Manchester Unitedit.
Sasia e parave në dispozicion në Arabinë Saudite ka bindur shumë lojtarë the trajnerë që të lëvizin në Lindjen e Mesme.
Por, Lopetegui ishte njëri nga ata pak persona që hodhi poshtë ofertën e Al-Ittihad për të trajnuar lojtarë si Karim Benzema, N’Golo Kante e Fabinho.
Sipas mediumit spanjoll AS, Al-Ittihad ishin të gatshëm të paguajnë Lopeteguin deri 15.5 milionë euro për sezon.
Në rast të kalimit në Arabi, ish-trajneri i Real Madridit do të bëhej njëri nga trajnerët më të paguar në botë.
Tekniku argjentinas Marcelo Gallardo, u emërua pastaj në vend të Nuno Espirito Santos në krye të Al-Ittihadit.
Lopetegui u largua nga Anglia gjatë verës, pasi ndihmoi Ëolves për të evituar rënien nga elita e futbollit anglez.
Suksesi i Lopeteguit me Sevillan aty ku fitoi Ligën e Evropës, ka bërë që të tërheq interesimin e “Djajëve të Kuq”.
Së shpejti po pritet ardhja e aksionarit të ri Sir Jim Ratcliffe dhe tifozët e Manchester United e kanë vënë në dyshim pozitën e Ten Hag në klub./Telegrafi/