Telegrafi

Lopetegui i ngazëllyer me rikthimin e Costas në përbërje

Përzgjedhësi i Spanjës, Julen Lopetegui është i kënaqur që do të punoj me sulmuesin e Chelseat, Diego Costa.

Costa ka vuajtur gjatë kualifikimeve për Botërorin 2014 dhe më pas ishte lënë jashtë skuadrës për kampionatin evropian në Francë.

Por, Lopetegui thotë se Costa tash është shumë më i qetë.

Lexo po ashtu Krejt lajmet rreth Spanjës

“Ai është i qetë dhe i kënaqur”.

“Ai ka pasur shumë qëndrueshmëri dhe formë të lartë te Chelsea dhe ne jemi të ngazëllyer për këtë”.

“Lojtarët që janë me ne kanë treguar sjellje të jashtëzakonshme”.

“Lojtarët janë ilaqi për ekipin e Spanjës dhe do të na ndihmojnë t’i arrijmë synimet tona”, u shpreh Lopetegui. /Telegrafi/