Spanja ka arritur një fitore të madhe përballë Italisë.
Ish-kampionët e Botës të vitit 2010 triumfuan me rezultat të thellë 3-0.
Mesfushori i Real Madrid, Isco realizoi dy gola të bukur dhe një tjetër nga Alvaro Morata për suksesin e spanjollëve.
Trajneri i Spanjës, Julen Lopetegui është shprehur shumë i lumtur me fitoren e arritur ndaj italianëve.
“Natyrisht që jam i kënaqur, pasi fituam përballë një skuadre të madhe si Italia”, tha Lopetegui.
“Vuajtëm, siç ishte normale në një ndeshje të tillë, por u kujdesëm edhe për detajet më të vogla, që në fund bën diferencën. Italia mbetet një skuadër e madhe, me lojtarë të shkëlqyer dhe një mentalitet fituesi”, deklaroi trajneri spanjoll. /Telegrafi/