Këtë të premte në ora 19:00, në kanalin zyrtar të Loop SMC dhe në TV Dukagjini, do të shfaqet episodi i dytë i dokuserisë “Loop”. Ky episod shtjellon temën rreth sektorit të energjisë në Kosovë, diversifikimit të energjisë, metodave të gjenerimit të energjisë, dhe shumë tema të tjera që ndërlidhen me energjinë.
LOOP SMC është një kompani me cilësi në menaxhimin e qëndrueshmërisë, komunikimit strategjik dhe multimedial, me ç’rast fokus e ka konceptin e parimeve të qëndrueshmërisë “Sustainability” (), e cila në bashkëpunim me PR SOLUTION, kompani e njohur e marrëdhënieve me publikun dhe marketingut të integruar, vjen me një seri dokumentarësh të shkurtër të quajtur LOOP.
Javën e kaluar është shfaqur episodi i parë i dokuserisë “LOOP” në TV Dukagjini dhe në kanalin zyrtar të Loop SMC në YouTube – episod e cili ka shtjelluar temat rreth krijimit të energjisë dhe formave të saj.
Seria e dokumentarëve “LOOP” është një ndër më uniket në vend. Kjo dokuseri (seri dokumentaresh) është e para e llojit të vet në Kosovë, ku shpërndarja e të dhënave dhe informacioneve bëhet në një mënyrë të veçantë vizuele.
Në sezonin e parë të kësaj dokuserie do të trajtohet tema e energjisë, ndërsa shikuesve do t’u prezantohet një përmbledhje prej 5 episodesh, dinamika dhe tematika e të cilëve është e ndërlidhur me njëra-tjetrën.
Këto seri dokumentarësh përmbajnë informacione, fakte dhe të dhëna të mbledhura nga hulumtues, ekspertë të energjisë Enfinit Energy.
Me ndihmën e ekipit profesional të komunikimit, paraqesin mentalitetin krijues dhe kreativ përmes një kompilacioni të sekuencave të përmbledhura me narracion dhe qasjes bashkëkohore të krijimit të filmave dokumentarë. Intensiteti dhe prezantimi vizual i informacionit dhe të dhënave në këtë dokuseri nuk do ta lënë asnjë shikues indiferent.
Në përgjithësi, në këtë dokuseri do të pasqyrohen shumë të dhëna për energjinë, që shikuesit do të kenë rastin t’i shohin në sezonin e parë – “Gjithçka rreth energjisë” – të cilën ju rekomandojmë ta ndiqni në kanalin YouTube të LoopSMC dhe në transmetimin që ka filluar të shfaqet në TV Dukagjini, që nga 6 maj 2022. /PortaliD/