Site icon Telegrafi

Londra qyteti më i shtrenjtë i të ushqyerit

Me një kosto mesatare 57.4 euro, për një drekë për tre persona, ushqimi në kryeqytetin britanik, është këtë vit 2,9% më i shtrenjtë në krahasim me vitin 2006.

Parisi ndodhet në vend të dytë me 51,93 euro, para Tokios, që vitin e kaluar ishte qyteti me ushqimin më të shtrenjtë, me 51,54 euro. Në New York ndërkaq, e njëjta drekë, duke përfshirë dhe pijet, taksat kushton, 28,47 euro.

Drejtori i qendrës Zagat thekson se çmimi i lartë në Londër, përputhet me mjaft vlera, si ne cilësinë e ushqimit, shërbimin etj. Londinezet, hanë jashtë mesatarisht 2 deri në 5 herë në javë, ndërsa banorët e New Yorkut dhe të Tokios preferojnë të hanë në restorante 3 deri në 4 herë dhe 3 deri në 6 herë në javë.

Ne këtë sondazh u zhvilluan rreth 5-10.000 pyetje në 45 qytete në të gjithë botën, ndërsa qendra Zagat ka më shume se 300.000 punonjës që shkruajnë kritika për restorante nga e gjithë bota.

Exit mobile version