Plani është që interneti dhe lidhja WiFi të shtrihet edhe në autobusë, dhe kjo duhet të arrihet para Lojërave Olimpike 2012.
Më herët ishte zbatuar plani i përfshirjes së WiFi në stacionet nëntokësor të trenit dhe në stacione të autobusëve nëpër qytet, ndërsa tani i njëjti plan mendohet të zbatohet edhe në vetë autobusët e shumtë lokal të qytetit.
Zëdhënësi i bashkisë së qytetit ka thënë se “ambicia është të kemi qasje WiFi në të gjitha ndalesat e autobusit në Londër, dhe pse jo, edhe në vetë autobusët e qytetit”. / Telegrafi /