Ekipi T1 ka fituar ndeshjen ndaj ekipit GenG, fitore kjo që i vendosi ata në renditje të barabartë me ekipin GenG në LCK Summer Split.
Kjo fitore e ekipit T1, do të thotë se ekipi GenG nuk do të mund ta mbarojë garën i pamposhtur, sukses ky të cilin e ka arritur vetëm ekipi T1 deri më tani në ndarjen e ‘LCK’.
Por kjo fitore do të thotë shumë më tepër për Lee ” Faker ” Sang-hyeok, i cili shënoi fitoren e tij të 500-të në karrierën e LCK (League of Legends Champions Korea).
In the hands of Faker is the pen that writes the LCK's history.
Congratulations to @faker for earning his 500th #LCK game win!! 🎉🎉#WeMakeLegends #FakerMakesLegends pic.twitter.com/ROY4fqmT1w
— LCK (@LCK) July 8, 2022
Pas një humbjeje befasuese ndaj ekipit Kwangdong Freecs javën e kaluar, ekipi T1 që atëherë është rikthyer me dy fitore, sot (e premte) kundër Gen.G si dhe duke mposhtur ekipin DRX disa ditë më parë.
Vlen të ceket se të dyja ekipet T1 dhe Gen.G aktualisht mbajnë rekord të barabartë për vendin e parë me rezultatin 6-1.
Në ligën LCK Summer 2022, dhjetë ekipe garojnë për t’u bërë kampion i Koresë, për një grup çmimesh rreth 300.000 dollarë, si dhe fituesi do të kualifikohet për në Kampionatin Botëror 2022.
/Telegrafi/