Pas suksesit në turneun e fundit, ku u shpallën kampion në Lisbonë të Portugalisë, ekipi i Na’Vi ka njoftuar se do të garojnë në turneun IEM Cologne së bashku me lojtarin 25 vjeçar, Viktor “sdy” Orudzhev.
Edhe pse Na’Vi ende nuk ka deklaruar se a do të jetë ‘sdy’ pjesë e ekipit në të ardhmen, siç duket loja e tij po pëlqehet nga stafi dhe lojtarët.
Në intervistën pas ngritjes së trofeut në turneun Blast Premier, numri një i botës, ‘s1mple’, e kishte lavdëruar lojtarin ‘sdy’.
“Shpresoj se ‘sdy’ do të luajë në Këln”, kishte thënë super ylli ukrainas. “Unë mendoj se ai luajti shumë mirë. Ai pati shumë raunde kyçe kundër OG dhe kundër Vitality sot”.
Këto shpresa janë realizuar pasi Na’Vi ka njoftuar rikthimin e sdy për ngjarjen e Këlnit.
NAVI #CSGO team will compete at the upcoming #IEM Cologne 2022 together with @somedieyoungCS!
📰: https://t.co/axfAAx7ej8#navination pic.twitter.com/C8k5G3vzuq
— NAVI (@natusvincere) June 23, 2022
Ekipi i Na’Vi është pjesë e ‘Upper-Bracket’ në grupin A, së bashku me ekipet NiP, G2 dhe ENCE.
Na’Vi do të përdorë formacionin e mëposhtëm në Këln:
Aleksandr “s1mple” Kostyliev
Denis “electroNic” Sharipov
Ilya “Perfecto” Zalutskiy
Valeriy “b1t” Vakhovskiy
Viktor “sdy” Orudzhev
/Telegrafi/