Telegrafi

Lojtari ukrainas ‘sdy’ do të luajë për ekipin e CS:GO Na’Vi në turneun BLAST Spring Final

Na’Vi do të fus Viktor “⁠sdy⁠” Orudzhev si lojtarin e tyre të pestë në turneun e tyre të ardhshëm LAN, BLAST Premier Spring Final, pas largimit të Kirill “⁠Boombl4⁠” Mikhailov nga formacioni aktiv.

Lojtari 25 vjeçar, sdy, ishte më parë pjesë e ekipit Spirit dhe Mad Lions, ndërsa ekipi i Na’Vi shpjegoi se e ardhmja e sdy në ekip do të varet nga paraqitja e tij gjatë turneut Blast Spring Final, turne ky i cili do të mbahet në Lisbonë të Portugalisë.

“Do të jem i huazuar te ekipi Na’Vi për BLAST dhe ndoshta më shumë”, shkroi sdy në Twitter. “Kjo është një mundësi e madhe që unë do të përpiqem ta përdor në mënyrën më të mirë. Le ta bëjmë Ukrainën krenare”.

Sdy ndeshjen debutuese për ekipin Na’Vi do ta ketë me datën 15 qershor, ku do të përballen kundër ekipit OG, të cilët gjithashtu sapo kanë shtuar dy lojtarë të ri në listën e tyre.

Kjo është përbërja e ekipit Na’Vi për turneun BLAST Spring Final:

Aleksandr “⁠s1mple⁠” Kostyliev

Denis “⁠electroNic” Sharipov

Ilya “Perfecto” Zalutskiy

Valeriy “⁠b1t” Vakhovskiy

Viktor “⁠sdy⁠” Orudzhev

 

/Telegrafi/