Na’Vi do të fus Viktor “sdy” Orudzhev si lojtarin e tyre të pestë në turneun e tyre të ardhshëm LAN, BLAST Premier Spring Final, pas largimit të Kirill “Boombl4” Mikhailov nga formacioni aktiv.
Lojtari 25 vjeçar, sdy, ishte më parë pjesë e ekipit Spirit dhe Mad Lions, ndërsa ekipi i Na’Vi shpjegoi se e ardhmja e sdy në ekip do të varet nga paraqitja e tij gjatë turneut Blast Spring Final, turne ky i cili do të mbahet në Lisbonë të Portugalisë.
“Do të jem i huazuar te ekipi Na’Vi për BLAST dhe ndoshta më shumë”, shkroi sdy në Twitter. “Kjo është një mundësi e madhe që unë do të përpiqem ta përdor në mënyrën më të mirë. Le ta bëjmë Ukrainën krenare”.
Hey, I’ll be on loan for @natusvincere in Blast & maybe more.
That’s a huge opportunity that I will try to use in the best way.Let’s make Ukraine proud.Thx NAVI for the chance, @MADLions_EN for facilitating everything & @Jerome_Coupez for creating the opportunity!#navination https://t.co/w7oLaSQoFn
— 🇺🇦 Viktor Orudzhev 🇺🇦 (@somedieyoungCS) June 3, 2022
Sdy ndeshjen debutuese për ekipin Na’Vi do ta ketë me datën 15 qershor, ku do të përballen kundër ekipit OG, të cilët gjithashtu sapo kanë shtuar dy lojtarë të ri në listën e tyre.
Kjo është përbërja e ekipit Na’Vi për turneun BLAST Spring Final:
Aleksandr “s1mple” Kostyliev
Denis “electroNic” Sharipov
Ilya “Perfecto” Zalutskiy
Valeriy “b1t” Vakhovskiy
Viktor “sdy” Orudzhev
/Telegrafi/