Telegrafi

Lojtari ukrainas npl thuhet se do të largohet nga skuadra e CS:GO – Na’Vi

(Foto: HLTV)

Na’Vi po mendojnë ta largojnë nga skuadra Andrii ‘npl’ Kukharskyi, sipas Dexerto.

Sipas raporteve të fundit, siç duket skuadra ukrainase, janë duke shkuar drejt krijimit të një liste me lojtar  ndërkombëtar.

Npl ka luajtur me listën kryesore të ekipit që nga fundi i vitit 2022, kur ai u promovua nga Na’Vi Junior.

Largimi i tij vjen pas një sezoni të dobët të Na’Vi, ku përfunduan gjysmën e parë të vitit pa ndonjë titull të fituar.

Më herët ka pasur thashetheme edhe rreth largimit të trajnerit të ekipit B1ad3.

Deri më tani nuk ka pasur konfirmime nga organizata Na’Vi, për ndonjë ndryshim të mundshëm, mirëpo nëse raportet janë të vërteta, atëherë do të mësohet së shpejti formacioni i ri i tyre.

Nëse npl largohet, ky do të jetë formacioni i Na’Vi:

Oleksandr “⁠s1mple⁠” Kostyliev

Denis “⁠electroNic⁠” Sharipov

Ilya “⁠Perfecto” Zalutskiy

Valeriy “⁠b1t” Vakhovskiy

/Telegrafi/