Site icon Telegrafi

Lojtari turk woxic shpallet zyrtarisht agjent i lirë në CS:GO

Özgür “⁠woxic⁠” Eker ka njoftuar se ai nuk është më i kontraktuar me ekipin Eternal Fire dhe se tani është agjent i lirë.

Woxic i cili luante në rolin e snajperistit tek ekipi Eternal Fire, kaloi dy muajt e fundit jashtë aksionit, pasi kërkoi që të qëndronte në stol.

Ai ishte pjesë e ekipit që nga krijimi i këtij projekti të ri, i cili konsiderohej si ‘super ekipi turk’.

Koha e woxic me formacionin turk ishte një sukses i përzier, skuadra shpesh mbizotëronte një numër të turneve kualifikues në internet dhe liga kombëtare, të tilla si Konferenca Play-In e Sezonit 16 të ESL Pro League dhe Sezoni 11 i Kampionatit ESL të Turqisë, por që asnjëherë nuk arritën të kenë një sukses të madh në turnet LAN.

Woxic ishte lojtari i dytë më i mirë në skuadrën Eternal Fire, pas yllit tjetër turk XANTARES.

Pas largimit të woxic nga ekipi, në krye të rolit të snajperistit erdhi ‘imoRR’.

Ende nuk dihet nëse woxic do të bëhet me një shtëpi të re, por sipas postimit të tij në Twitter ai duket të jetë më i gatshëm se kurrë për sfida të reja. /Telegrafi/

Exit mobile version