Veterani Engin “MAJ3R” Kupeli u largua nga ekipi Eternal Fire rreth një muaj më parë, për të kaluar në skenën e lojës Valorant, mirëpo siç duket ky vendim ishte i nxituar pasi është rikthyer te ish skuadra turke përsëri.
Kjo lëvizje vjen pas largimit të snajperistit woxic nga ekipi, ku tani në rolin e snajperistit tek Eternal Fire do të kalojë Ömer “imoRR” Karatas, ndërsa MAJ3R do të kthehet përsëri në rolin e kapitenit.
Lojtari 31 vjeçar, në deklaratën e tij pas largimit nga Eternal Fire muajin e kaluar, kishte thënë se do të kthehet përsëri në CS:GO por jo në rolin e lojtarit.
Guess who's back? pic.twitter.com/o1NzJKNkLi
— Eternal Fire (@eternalfiregg) November 19, 2022
Eternal Fire nuk arritën që të kualifikohen në turneun IEM Rio Major që u mbajt në Brazil, e kjo siç duket ishte një nga arsyet kryesore të ndryshimeve të nxituara në ekip.
Pas rikthimit të MAJ3R, skuadra turke Eternal Fire duket si më poshtë:
Ismailcan “XANTARES” Dörtkardeş
Yasin “xfl0ud” Koç
Ömer “imoRR” Karataş
Buğra “Calyx” Arkın
Engin “MAJ3R” Küpeli
/Telegrafi/