Site icon Telegrafi

Lojtari turk Imorr është vendosur në stol nga ekipi i CS:GO – Eternal Fire

Eternal Fire kanë njoftuar se Ömer “⁠imoRR⁠” Karataş nuk është më në listën aktive të ekipit.

Lëvizja shënon ndryshimin e dytë të së skuadrës turke, pas vendosjes në stol të lojtarit xfl0ud.

ImoRR ishte anëtari më i vjetër në Eternal Fire, duke përfaqësuar organizatën pandërprerë që nga themelimi në gusht 2021.

Ky ndryshim vjen pasi skuadra turke nuk pati shumë rezultate të mira këtë vit, ata humbën rastin për t’u kualifikuar në Majorin e fundit të CS:GO.

Rezultati i tyre më i mirë ishte turneu në Malta, ku fituan vendin e parë.

Eternal Fire kanë pak më shumë se dy javë për të kompletuar ekipin, pasi ata kanë pranuar një ftesë për në fazën e Playlist Freedom Play-In BetBoom.

/Telegrafi/

Exit mobile version