Telegrafi

Lojtari suedez Peppzor largohet nga ekipi i CS:GO – fnatic

(Foto: HLTV)

Ekipi fnatic ka njoftuar se lojtari i akademisë Peppe “⁠Peppzor⁠” Borak po largohet nga organizata për të kërkuar një ekip të ri.

Talenti 20 vjeçar ishte pjesë e ekipit fnatic Rising për rreth dy vite, ku gjatë kësaj kohe kishte ndihmuar edhe skuadrën kryesore me raste.

Hera e fundit që Peppzor luajti me skuadrën kryesore të fnatic ishte në Elisa Masters Espoo në nëntor, ku ai tregoi potencial të madh dhe dëshirë për të hedhur hapin tjetër në karrierën e tij.

Përpara largimit, Peppzor do të luajë ndeshjet e mbetura në turneun ESL Challenger League këtë sezon me fnatic Rising, ndërsa cilit ekip do t’i bashkohet do të bëhet e ditur së shpejti.

Ky është formacioni i ekipit fnatic Rising, pas largimit të Peppzor:

Sebastian “volt” Malos

Mikkel “Maze” Sparvath

Matias “⁠Banjo” Kivistö

Adam “⁠WolfY” Andersson

/Telegrafi/