Site icon Telegrafi

Lojtari suedez KRIMZ do t’i mungojë ekipit fnatic në turneun e CS:GO Elisa Masters Espoo në Finlandë

(Foto: HLTV)

Ekipi fnatic do të luaj në mungesë të Freddy “⁠KRIMZ⁠” Johansson në ngjarjen Elisa Masters Espoo, pasi ky i fundit ka pësuar një dëmtim në dorë.

KRIMZ do të zëvendësohet nga lojtari i akademisë së fnatic, Peppe “⁠Peppzor⁠” Borak, lajmin e ka konfirmuar vetë lojtari përmes një video të postuar në profilin e tij zyrtar në Twitter.

Kjo nuk është hera e parë që Peppzor merr pjesë në skuadrën e parë, pasi kishte garuar edhe herë të tjera kur skuadra ishte në mungesë të lojtarëve.

Ky nuk është lajm i mirë për ekipin fnatic, pasi së fundmi patën paraqitje të mirë në turneun IEM Rio Major në Brazil ku arritën që të sigurojnë fazën e Play-Off.

Në turneun në Finlandë, fnatic janë pjesë e grupit B, ku bënë pjesë edhe ekipi shqiptar Bad News Eagles.

Ndeshjen e parë fnatic do ta zhvilloj ndaj skuadrës bullgare 500, me datën 17 nëntor.

Ky është formacioni i ekipit fnatic për turneun Elisa Masters Espoo:

William “⁠mezii⁠” Merriman

Nico “⁠nicoodoz⁠” Tamjidi

Fredrik “⁠roeJ⁠” Jørgensen

Dion “⁠FASHR⁠” Derksen

Peppe “⁠Peppzor⁠” Borak

/Telegrafi/

Exit mobile version