Pas katër muajsh jashtë aksionit, Hampus “hampus” Poser thuhet se do të kthehet në garat e Counter-Strike.
Lojtari 24-vjeçar ka munguar në skenën e Counter-Strike që nga janari i këtij viti, pasi u largua nga lista aktive e ekipit NIP për arsye të pazbuluara shëndetësore.
Samy Bessi nga SUPP, agjencia që përfaqëson hampus , konfirmoi për HLTV.org se suedezi është me të vërtetë “më se i gatshëm për t’u rikthyer”, por nuk dëshironte të komentonte nëse suedezi do të kthehej në listën e ekipit NIP.
Hampus mori një pushim nga garat e CS:GO në fund të janarit dhe u zëvendësua në listën e NIP nga danezi, Kristian “k0nfig” Wienecke.
Ende nuk është konfirmuar nëse hampus do të rikthehet përsëri tek ekipi i tij i mëparshëm – NIP. /Telegrafi/