Site icon Telegrafi

Lojtari shqiptar Dementor nuk është më pjesë e ekipit të CS:GO – OG Academy

Arbnor “Dementor” Pacolli dhe lojtarët e tjerë të ekipit të akademisë OG, janë lënë të lirë nga organizata.

Arbnor “⁠Dementor” Pacolli , Alexandru “⁠s0und” Ștefan dhe Blagoi “⁠oxygeN” Dimitrov lirohen si agjentë të lirë ndërsa Max “Marix” Kugener mbetet i kontraktuar me organizatën dhe do të listohet si zëvendësues në ekipin kryesor.

Ekipi i OG Academy u formua në maj të vitit 2022, ku synimi i tyre kryesor ishte suksesi në ligën WePlay Academy.

Mirëpo skuadra asnjëherë nuk arriti që të ketë suksese të kënaqshme, pasi u renditën në vendin e 7-8 dy herë në ligë.

Lojtari shqiptar Dementor para se t’i bashkohej ekipit OG, ishte pjesë e ekipit NASR.

Ai u bë pjesë e OG Academy që nga formimi i ekipit, ku së pari filloi në rolin e kapitenit, për të kaluar më pas në një rol tjetër.

Pas largimit të Dementor nga OG Academy, nuk dihet ende nëse lojtari ka gjetur një shtëpi të re. /Telegrafi/

Exit mobile version