Mesfushori i Sampdorias, Ebenezer Akinsanmiro po merrej me punët e tij në fushë kur tifozët e Brescia filluan të bënin thirrje raciste në ndeshjen e Serie B të dielën mbrëma.
Akinsanmiro ishte cak i sulmeve raciste nga tifozët kundërshtar në ndeshjen e xhiros së fundit të Serie B.
20-vjeçari, i huazuar nga Interi, kuptohet i frustruar, u përgjigj duke imituar një majmun dhe duke e goditur veten në gjoks pasi Sampdoria kaloi në epërsi 1-0.
Por në vend që të merrte mbështetje nga zyrtarët e ndeshjes, Akinsanmiro mori një karton të verdhë.
Arsyeja e ndëshkimit për të u cilësua si provokim i turmës.
Në fund ndeshja u mbyll me barazim 1-1, ndërsa mysafirët nga Xhenova vazhdojnë të mbesin në zonën e rrezikshme për rënie nga kategoria. /Telegrafi/