Site icon Telegrafi

Lojtari rumun XELLOW nënshkruan me ekipin e CS:GO – Sprout

(Foto: HLTV)

Sprout ka zbuluar zyrtarisht Adrian “⁠XELLOW⁠” Guța si snajperistin e tyre të ri për sezonin 2023.

XELLOW i bashkohet Sprout duke zënë vendin e Fritz “⁠slaxz-⁠” Dietrich, i cili u largua nga organizata në fund të 2022 pasi kaloi dy vjet me skuadrën.

Lojtari 22 vjeçar bashkohet me Sprout në një transferim nga Nexus, ku ai kaloi afër gjashtë vjet në dy periudha të ndryshme nga 2016-2022.

Ai gjithashtu ishte edhe pjesë e ekipit ECSTATIC për tre muaj ku arriti që edhe aty të ketë paraqitje të mira.

Ekipi Sprout për momentin renditen në vendin e 18 –të në ranglistën botërore të CS:GO, dhe synimet e tyre janë edhe më të mëdha pas nënshkrimit me XELLOW.

“Jam shumë i emocionuar që XELLOW do të bashkohet me ne për vitin 2023. XELLOW është një lojtar shumë i fortë në çdo aspekt të lojës dhe ne mund t’i përdorim shumë të gjithanshëm aftësitë e tij”, tha trajneri i ekipit, Danny “⁠BERRY⁠” Kruger.

Ky është formacioni i ekipit Sprout pas ardhjes së XELLOW:

Victor “⁠Staehr⁠” Staehr

Laurențiu “⁠lauNX⁠” Țarlea

Ismail “⁠refrezh⁠” Ali

Rasmus “⁠Zyphon⁠” Nordfoss

Adrian “⁠XELLOW⁠” Guța

Exit mobile version