Manchester City ka nënshkruar me një futbollist 17-vjeçar i cili ‘është më i shpejtë se Kylian Mbappe’, sipas të dhënave të fundit.
City do të mirëpresë anglezin i cili aktivizohet në krahun e majtë të mbrojtjes në janar të vitit 2025 sipas gazetarit Fabrizio Romano.
Siç mund të shihet nga akademia e tyre, pronarët e klubit i kanë dhënë më shumë rëndësi transferimit të lojtarëve të rinj.
Tani është raportuar se ekipi i Pep Guardiolës do të nënshkruajë me Christian McFarlane nga ekipi amerikan New York City.
McFarlane është krahasuar me yllin e Real Madridit, Mbappe për shkak të shpejtësisë së tij marramendëse.
Në fakt, ai kishte zënë vendin e gjashtë si futbollisti më i shpejtë sipas të dhënave të publikuara nga Wyscout ku merrnin pjesë 633 mijë futbollistë.
I riu ka lindur në qytetin e Basildon në Angli, por u zhvendos në Amerikë në moshën tre vjeçare. Ai ka përfaqësuar Anglinë në grupmoshën U16, por gjithashtu këtë e ka bërë edhe për kombëtaren e Amerikës.
McFarlane ka qenë një lojtar mjaft i vlerësuar për shumë kohë, aq sa New York City i kishte ofruar atij kontratën e parë profesionale në moshën 14-vjeçare./Telegrafi/