Miguel Almiron, tani 29-vjeçar, ka nënshkruar një kontratë të re me Newcastle deri në qershor 2026.
Deri më tani, sulmuesi që u kthye në hit në Ligën Premier këtë sezon kishte një kontratë të vlefshme me skuadrën që aktualisht është në vendin e pestë deri në qershor 2024.
Sulmuesi erdhi në Newcastle në vitin 2019 nga ekipi i MLS Atlanta dhe bëri 133 paraqitje në kampionat me 19 gola.
🇵🇾 WOR MIGGY 🇵🇾
🤝 We are delighted to announce that Miguel Almirón has signed a new three-and-a-half year deal!
— Newcastle United FC (@NUFC) February 24, 2023
Por këtë sezon Almiron ka shënuar dhjetë gola në Ligën Premier deri më tani, duke qenë një nga lojtarët më të mirë në kampionatin anglez.
“Unë mendoj se ky është një shpërblim për punën e palodhur. Jam jashtëzakonisht i lumtur sepse ndihem si në shtëpinë time në klub që në momentin e parë që erdha”, ka thënë Almiron pasi vazhdoi kontratën. /Telegrafi/
Part of the family. ❤️🇵🇾 pic.twitter.com/Cji8vLf6GY
— Newcastle United FC (@NUFC) February 24, 2023