Nuengnara “23savage” Teeramahanon ka vazhduar trendin e tij të thyerjes së rekordeve në Dota 2.
Vlerësimi i ndeshjeve të një lojtari (MMR) ka përcaktuar gjithmonë renditjen e një lojtari në Dota 2.
Koncepti është i drejtpërdrejtë: një lojtar merr ose humbet 30 MMR për çdo fitore ose humbje të vetme dhe 20 MMR për çdo fitore ose humbje të palës.
Lojtari i ekipit Talon Esports, ‘23savage’ është lojtari i parë që ka arritur në 13.000 pikë MMR në Dota 2.
After 3 weeks of playing 24/7 I reached 13k mmr 🤩 pic.twitter.com/FFdx9mcU1B
— 23savage (@23savageDotA) December 14, 2022
Arritja e 23savage është mbresëlënëse pasi ai ishte gjithashtu lojtari i parë që arriti 12.000 MMR në vitin 2021.
Që kur përfundoi The International 2022, lojtari i Talon Esports ishte duke u munduar në serverët e Azisë Juglindore që të thyej rekordin e tij të ri, prej 13.000 pikësh MMR.
Ndërkaq ekipi i tij ishte pjesë e The International 2022, ku nuk arritën të kalojnë fazën e grupeve.
/Telegrafi/