Telegrafi

Lojtari nga Kroacia DEPRESHN është bërë pjesë e ekipit të akademisë fnatic Rising CS:GO

(Foto: HLTV)

Talenti i ri Filip “⁠DEPRESHN⁠” Jarkić, do të zë vendin e Iulian “⁠regali⁠” Harjău, në rolin e snajperistit, pasi ky i fundit është shumë afër nënshkrimit me një ekip tjetër.

Ekipi fnatic ka njoftuar se ekipi i akademisë së organizatës, fnatic Rising , ka nënshkruar me snajperistin Filip “⁠DEPRESHN⁠” Jarkić, 19-vjeçari është lojtar i ligës FPL-C, që deri më tani ka bërë emër në nivelet më të ulëta të garave të CS:GO me ekipe të ndryshme nga Evropa dhe Ballkani.

Me ardhjen e DEPRESHN, ekipit fnatic Rising i shtohet edhe një trajner i ri Mikael “⁠sheddaN” Mellström, i cili më parë ishte analist i ekipit Dignitas.

Ndeshjen e parë ekipi fnatic Rising, pas ndryshimeve, e ka zhvilluar sot (e hënë) ndaj ekipit Eternal Fire Academy të cilën e fituan me rezultat 16-11, dhe do të zhvillojnë edhe një tjetër ndeshje ndaj katër herë kampionit të ligës WePlay Academy, MOUZ NXT.

Më poshtë e gjeni formacionin e ri të ekipit fnatic Rising:

Peppe “Peppzor” Borak

Mikkel “Maze” Sparvath

Sebastian “⁠volt” Malos

Matias “⁠Banjo” Kivistö

Filip “DEPRESHN” Jarkić

Mikael “⁠sheddaN” Mellström (trajneri)

/Telegrafi/