Site icon Telegrafi

Lojtari nga Kosova, Arbnor ‘Dementor’ Pacolli është bërë pjesë e ekipit të CS:GO OG.Academy

Kohë më parë organizata shumë e famshme e eSports, OG, kishte lajmëruar se po krijojnë ekipin e tyre të akademisë, e pjesë e këtij plani siç duket ishte edhe lojtari shqiptar nga Kosova, Arbnor ‘Dementor’ Pacolli.

Pak orë më parë është konfirmuar nga faqja më e madhe për Counter-Strike, HLTV, për krijimin e ekipit të akademisë së OG.

Arbnor Pacolli, 22 vjeçar, do të jetë pjesë e këtij ekipi së bashku me katër talent më të rinj në moshë, ku për momentin do të garojnë në turneun i cili mbahet për akademitë e ekipeve të ndryshme “WePlay Academy”.

Sipas së gjitha gjasave Dementor, do të luajë në rolin e kapitenit në ekipin OG.academy, ndërsa pjesë e ekipit janë lojtarë nga vende të ndryshme të Evropës, një nga Rumania, dy nga Bullgaria, dhe një nga Luksemburgu.

Më herët sot, Arbnori dhe ekipi i tij kanë zhvilluar ndeshjen e tyre të parë kundër ekipit EternalFire.Academy të cilën e fituan me rezultat 16:7.


Ky është formacioni i ekipit OG.academy:

Arbnor “⁠Dementor⁠” Pacolli

Alexandru “⁠s0und⁠” Ștefan

Max “⁠Marix⁠” Kugener

Blagoi “⁠oxygeN⁠” Dimitrov

Kaloyan “⁠shaiK⁠” Borisov

Christian “⁠crisby⁠” Schmitt (Trajner)


/Telegrafi/ 

Exit mobile version