Manuel Locatelli dëshiron të ndajë çmimin e tij si ‘Lojtar i ndeshjes” me të gjithë ekipin e Italisë, ndërsa shpreson që Marco Verratti të kthehet së shpejti.
Mesfushori i Sassuolos shënoi dy gola në fitoren e kësaj mbrëmje 3-0 ndaj Zvicrës.
“Unë duhet ta ndaj këtë çmim me të gjithë ekipin”.
“Unë jam një nga më të rinjtë këtu, ata më pritën aq mirë dhe është e mrekullueshme të jem këtu me ta”, ka thënë 23-vjeçari Locatelli për RAI Sport.
Locatelli po luan vetëm, pasi ylli i PSG-së, Verratti është i dëmtuar.
“Unë mendoj se ne jemi një grup i mrekullueshëm djemsh dhe me të vërtetë shpresoj se Marco mund të kthehet së shpejti, sepse ai është një lojtar kaq i talentuar që mund të bëjë ndryshimin”.
🇮🇹 🌟 A classy display from two-goal Star of the Match Manuel Locatelli 👏👏👏@Heineken | #EUROSOTM | #EURO2020 pic.twitter.com/AjDE6eeis5
— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) June 16, 2021
“Trajneri duhet të bëjë zgjedhjet e tij, gjithçka që mund të bëjmë është të jemi gati kur të ftohemi të luajmë”, deklaroi ai
Në fund ai ka thënë se edhe ndaj Uellsit duhet të vazhdojnë me këtë ritëm. /Telegrafi/