Kur flitet për arritje dhe gjëra të pamundura në botën e CS:GO, emri i parë i cili përmendet është numri një në botë Aleksandr “s1mple” Kostyliev, i cili së fundmi është bërë lojtari i parë që ka fituar 20 medalje të MVP në gara të CS:GO.
Turneu i fundit i cili u mbajt në Lisbonë të Portugalisë, përfundoj me triumfin e ekipit Na’Vi, të cilët mposhtën ekipin Vitality në finale.
Lojtari më i vlefshëm gjatë këtij turne u shpall s1mple, me vlerësimin nga HLTV 1.37.
CS GOAT 🐐@s1mpleO secures the HLTV & @BitSkinsCom MVP award for #BLASTPremier Spring Final 2022, his 20th medal
And now holds the record for most MVPs earned! pic.twitter.com/ZjZ31UPFGN
— HLTV.org (@HLTVorg) June 19, 2022
Me këtë arritje, s1mple është bërë lojtari me më së shumti medalje MVP të fituara në garat e CS:GO, gjithsej 20, duke e lënë pas lojtarin danez, dev1ce me 19.
Lojtari 24 vjeçar nga Ukraina, ishte shpallur lojtari më i mirë në botë vitin e kaluar, dhe me suksesin të cilin po e tregon gjatë këtij viti, gjasat janë të mëdha që të shpallet më i miri edhe për vitin 2022. /Telegrafi/