Ekipi i Na’Vi është kualifikuar për në ‘Play-Off’ të turneut IEM Cologne CS:GO, pasi fitoi dy ndeshjet e para ndaj MOUZ dhe NIP.
Në të dyja këto ndeshje ka shkëlqyer lojtari më i mirë i botës Aleksandr “s1mple” Kostyliev, i cili çdoherë na befason me aksionet e tij në lojë.
Në ndeshjen ndaj MOUZ pati shumë eliminime nga s1mple, por aksioni që vlen të përmendet është ai në mapin ‘Mirage’, ku i vetëm arriti ta fitoi raundin ndaj katër lojtarëve të MOUZ.
Por kjo nuk është e tëra, s1mple pati paraqitje fantastike edhe ndaj ekipit NIP në ndeshjen vendimtare të grupeve, në mapin ‘Overpass’ arriti që të eliminoi i vetëm të gjithë skuadrën e ekipit NIP, për ta siguruar raundin për ekipin e tij.
S1mple për momentin është njëri nga lojtarët me statistikat më të mira në turneun IEM Cologne, ku nga pesë mapa të luajtura, ka marrë vlerësimin nga HLTV 1.42. /Telegrafi/