Në fundjavë, lojtarët e Union Berlinit ishin bindës në fushën e tyre ndaj skuadrës së Mainzit, të cilin e mposhtën me rezultat të lartë 4:1, dhe heroi i vendasve ishte Kevin Behrens.
Sulmuesi shtatlartë i skuadrës së Berlinit shënoi tre gola në këtë ndeshje, duke arritur het-trikun e tij të parë në Bundesligë.
Për golin e parë iu deshën vetëm 50 sekonda, ndërsa të dytin e shënoi në minutën e nëntë.
Me golin e tretë që shënoi në mesin e pjesës së dytë, ai kurorëzoi lojën e tij dhe përveç golave të mrekullueshëm, në një tjetër mënyrë të shkëlqyer gëzoi publikun në Gjermani.
Kevin Behrens ???♂️⚽️⚽️⚽️
Scored a hat-trick for Union Berlin in their 4-1 win over Mainz.
Then cycled home on his bike. pic.twitter.com/RENWqLXQQ8
— They Think Kits All Over (@TheyThinkKits) August 20, 2023
Gjegjësisht, pas ndeshjes, Behrens është kthyer në shtëpi me biçikletë, gjë që nuk është tipike për lojtarët elitar, të cilët kryesisht ngasin vetura të shtrenjta.
Tifozët e Union Berlinit e panë atë në rrugë dhe fotografuan heroin e tyre, i cili do të jetë një nga shpresat e tyre kryesore në Ligën e Kampionëve, ku fituan kualifikimin sezonin e kaluar për herë të parë në historinë e tyre. /Telegrafi/